Rita Ora në rolin e prezantueses në “MTV EMA 2020”

Rita Ora këtë vit do të jetë më shumë se këngëtare në "MTV EMA".

ShowBiz

27/10/2020 15:31

Rita Ora ka njoftuar fansat e saj, që gjatë këtij edicioni të “MTV Europe Music Awards” do të vjen si prezantuese, shkruan lajmi.net.

Ajo u shpreh tejet e lumtur që është pjesë e këtij edicioni të eventit, i cili do të mbahet më 8 nëntor.

“E ngazëllyer të prezantoj këtë vit në “MTV EMA”, ka shkruar Rita sipër fotografisë, ku njoftoi për pjesëmarrjen.

Rita do të jetë bashkëprezantuese në këtë event, kurse nikoriq do të jetë grupi i vajzave Little Mix.

Performancat e artistëve do të filmohen në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Hungarinë dhe Londrën, për shkak të pandemisë COVID-19. /Lajmi.net/