Rita Ora ndahet nga i dashuri

Rita Ora dhe Calvin Harris i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këngëtarja shqiptare dhe DJ skocez shkuan së bashku për nëntë muaj, por karriera e suksesshme e tyre bëri që të mos kenë kohë për njëri tjetrin dhe që lidhja të marrë fund. “Rita dhe Calvin janë ndarë. Ishte e vështirë për të dy,…

ShowBiz

16/01/2014 09:42

Rita Ora dhe Calvin Harris i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këngëtarja shqiptare dhe DJ skocez shkuan së bashku për nëntë muaj, por karriera e suksesshme e tyre bëri që të mos kenë kohë për njëri tjetrin dhe që lidhja të marrë fund.

“Rita dhe Calvin janë ndarë. Ishte e vështirë për të dy, por ishte edhe më e vështirë për ta që ta kalojnë kohën së bashku së fundmi”, ka thënë një burim për tabloidin britanik, ‘The Sun’.

– “Ai është një DJ i zënë me punë, ndërsa ajo po punon për albumin e ri dhe në rolin e ri në 50 Shades Of Grey. Calvin është më privat sesa Rita. Ai do të ishte i lumtur ta takojë dikë që nuk ka të bëjë asgjë me industrinë”, vazhdoi burimi.

Në muajin nëntor, Rita kishte thënë se ndihet mjaft e lumtur me lidhjen e saj. “Është e shkëlqyeshme. Po shkon gjithçka mirë, jam e lumtur. Kur ke diçka, duhet ta mbash”, kishte thënë 23 vjeçarja.