Rita Ora: Mezi pres të performojë sërish në koncerte

Këngëtarja përmes rrjetit social Instagram tregoi se janë duke i munguar performancat.

ShowBiz

18/05/2021 20:52

Rita Ora në të njëjtën kohë zbuloi se sot janë bërë gjashtë vite që nga lansimi i projektit muzikor ‘Poison’, shkruan lajmi.net.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që e kanë dëgjuar deri më sot këtë këngë të saj të cilën e ka publikuar në vitin 2015 me videoklip.

Tutje, Rita po ashtu bëri një falënderim për suksesin e saj të ri me mini-albumin BANG e cila ka arritur plot 40 milionë abonues në platformën ‘Spotify’.

“Poison mbush 6 vjeç sot !! ⚡? Faleminderit shumë për të gjithë ata që transmetojnë dhe dëgjojnë! Për të festuar, #BANG EP ka arritur 40 milion transmetime në @spotify! Faleminderit fansave të mi të mahnitshëm, ju dua shumë të gjithëve. NUK MUND të pres për të performuar sërish”, shkroi 30 vjeçarja në postim./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)