Rita Ora me dhuratë për fansat me rastin e festës së Pashkëve

Rita Ora ka një befasi për fansat e saj.

ShowBiz

09/04/2020 18:16

Rita Ora nuk e lë anash asnjëherë angazhimin e saj në muzikë, madje as gjatë kësaj pandemie, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, së fundi me anë të një positmi ka bërë të ditur se përmes lidhjes ‘live’ nga Londra do të këndojë hitin e saj të ri.

“Live nga Londra- How to be Lonely- nesër  ??❤️❤️✨✨????? Urime pashkët të gjithëve!!!”, ka shkruar ajo.

Rita gjatë këtyre ditëve ka treguar se po merret me aktivitete fizike, ndërsa në një pjesë të ditës del për të marrë ajër të pastër.

Këngëtarja së fundi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Vogue”, ku rrëfeu rrugëtimin e saj që nga koha kur ishte në Kosovë, deri në ditën ku është tani.

Ajo me krenari tha se asnjëherë nuk i harron rrënjët nga vjen, kurse përmendi edhe veshjen tradicionale dhe ushqimin e Kosovës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-xCNwzD9PW/