Rita Ora ‘mbretëreshë e akullit’

Rita Ora ka bërë të bardha borë flokët duke i përshtatur me një jakë të bardhë leshi dhe fustan të gjatë dhe të bardhë Roberto Cavalli, në një darkë të organizuar për nder të modës Italine, në Londër.

ShowBiz

02/04/2014 10:00

Siç e dimë të gjithë, Rita nuk frikësohet aspak të eksperimentojë me dukjen e saj.

Ajo ka qenë e ftuar të martën mbrëma në një darkë private për të festuar lansimin e Glamurit të modës Italiane në një ekspozitë në muzeun Victoria&Albert në Londër.

Me këtë rast Rita ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë e të gjatë nga Roberto Cavalli, fustan ky mjaft i hapur te gjoksi dhe e ka dekoruar më jakë të bardhë leshi dhe me flokë shumë të bardhë.

Rita është dukur si një mbretëreshë e akullit duke pozuar në këtë event, ndërsa flokët dhe grimi i saj, nga Rimmel sigurisht, nuk kanë mundu ma u vërejtur.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm edhe të famshmit tjerë si supermodelja Naomi Campbell e poashtu edhe Eva Cavalli.