Rita Ora mbështet fushatën për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë
Rita Ora është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz
Përpos arritjeve të mëdha në muzikë, këngëtarja Ora përmes një fotografie të publikuar në Instagram tregon takimin me aktivistët e KKRMT për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë, shkruan lajmi net.
“Kam takuar aktivistë të mahnitshëm nga @KKRMT që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. Unë u preka aq për të dëgjuar historitë e tyre. Jam krenar për të mbështetur fushatën #bemyvoice që lufton kundër diskriminimit me të cilin përballen dhe shpresoj se edhe ju mundeni gjithashtu”, ka shkruar ajo teksa publikon imazhin me shqiponjë. /Lajmi.net/