Rita Ora: Majlinda më bëri të qaj, jam krenare që jam kosovare (FOTO)

Rita Ora shumë krenare dhe e emocionuar me medaljen e Artë për Kosovën.

ShowBiz

08/08/2016 23:27

Rita Ora ka postuar një fotografi të medalistes Majlinda Kelmendi, ndërsa është shprehur se  sa krenare ndihet që është shqiptare, e veçanërisht kosovare.

Rita ka shkruar: “Ne kurrë nuk e kemi pasur mundësinë të shprehim talentin tonë, e tani që jemi të pavarur mundemi! Gjithçka që kam bërë, kam qenë krenare që kam qenë shqiptare, jam shumë e lumtur që po shoh këtë. Kjo më bën të qaj, nuk mund të jem më krenare se kaq që jam kosovare! Vazhdo Majlinda Kelmendi, ne po bëjmë tifo për ty vajzë”, përcjellë lajmi.net.

Përshkrimi në orgjinal i Rita Orës: We have never been able to show our talent, now we are independent we can! Everything I’ve been doing being proud to be a shqiptar, I am so happy to see this! This makes me cry I couldn’t be prouder to Kosovan! Go go go @majlindakelmendi we’re rooting for you girl ?????????