Rita Ora është e ftuar me 3 mars në show-n e komedianit të njohur

Këngëtarja me famë botërore ka filluar të rikthehet pas një pauze.

ShowBiz

24/02/2021 22:59

Me lansimin e projektit “Bang”, Rita ka nisur të depërtoj sërish në platforma sociale por jo vetëm kaq, shkruan lajmi.net.

Ajo është e ftuar me datën 3 të muajit mars në emisionin e Jimmy Fallon. Këtë e bëri të ditur për publikun, motra e saj Elena e cila në të njëjtën kohë edhe e menaxhon këngëtaren.

Përmes një posteri të publikuar, zbuloi se artistja e njohur është e ftuar në programin “The Tonight Show”.

Ndryshe, Rita së fundi njoftoi për fansat se do publikojë prapaskenat e xhirimeve të këngës “Bang”./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Rita Ora do publikojë prapaskenat e xhirimeve të klipit ”Bang”