Rita Ora edhe e sëmurë provokon në reçipeta e me pantallona të zbërthyer

Rita Ora ka publikuar fotografi tërheqëse nga prapaskenat e xhirimeve.

ShowBiz

21/11/2019 21:01

Rita Ora kohën e fundit është shumë e angazhuar si aktore në filmin “Twist”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me anë të disa imazheve ka treguar se është prekur nga virozat e kësaj kohe, ndërsa po trajtohej edhe me antibiotik.

Pas fotografive, ku shihet e shtrirë duke u mjekuar, Rita publikoi foto vetëm në reçipeta e me pantallona të zbërthyer, ku u shfaq në prapaskenë të xhirimeve, ku po përgatitej bashkë me ekipin.

“Tregoni se jam e zënë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Për ndryshe, fotografitë e Ritës morën komente dhe pëlqime të shumta nga ana e ndjekësve të saj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5I2NP7DTcQ/