Rita Ora duket e mrekullueshme në paraqitjen e fundit, mahnit me stilin e veçantë

Artistja shqiptare u pa dje në Londër, duke mahnitur të gjithë si gjithmonë.

ShowBiz

19/09/2020 13:39

Ajo kishte vendosur të vishte pantallona të shkurtra lëkure, me një xhaketë kafe, në përurimin e hapjes së restorantit të shokut të saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Duke mos harruar të shtojë bizhuteri, ajo kishte vendosur një çantë të zezë lëkure me zingjir argjendi dhe kishe vendosur një maskë të zezë në fytyrë.
Ajo merr vëmendje në çdo paraqitje publike.
Këngëtarja u sigurua të theksojë figurën trupore në hapjen e restorantit të shokut të saj, Vas J Morgan, të premten në Londër.

Këngëtarja, 29 vjeçe, kishte bërë flokët kaçurrela, ndërsa të ftuar të tjerë në hapjen e restorantit ishin Chloe Sims dhe Pete Wicks të Towie si dhe Roman Kemp dhe Lottie Moss. /Lajmi.net/