Rita Ora dhe Iggy Azalea me këngë të re ‘Black Widow’ të shkruar nga Katy Perry

Kënga ‘Black Widow’ nga Iggy Azalea dhe Rita Ora, e shkruar nga Katy Perry, ka dalë në qarkullim dhe prej tani po bën bujën e pritur.

ShowBiz

23/04/2014 11:46

Reperja australiane Iggy Azalea ka nxjerrë këtë javë në shitje albumin e saj të parë ‘The New Classic’, ku ka shumë të ftuar. Bashkë me albumin ajo ka lansuar edhe singëlin nga albumi ‘Fancy’ bashkë me videoklip.

Ajo këngë po pëlqehet mjaft, por është një këngë tjetër e albumit e cila ka gjetur rrugën deri tek webi në internet.

Është ky bashkëpunimi mes Azalea dhe Rita Ora që tashmë ka dalë dhe po qarkullon nëpër internet me bujë të madhe. Kënga ‘Black Widow’ është shkruar nga Katy Perry dhe është punuar me ndihmë të Ritës.

Prania e Perry’t vërehet në gjithë këngën, e sidomos tek refreni që ka hijen e këngës së saj të fundit ‘Dark Horse’. Pikërisht ky lloj refreni duket se do ta shtyjë këngën deri tek suksesi, e me gjithë këto emra, s’ka si mos të shkojë.

Se a do të bëhet kjo këngë singël zyrtar nuk dihet ende, megjithatë kënga është ritmike, e fuqishme me beat të hatashëm dhe me tekst mjaft ‘frikësues’.