Rita Ora dëshiron fëmijë!

Këngëtarja 24 vjeçare Rita Ora, e cila aktualisht është pjesë e panelit gjykues në “The Voice of UK”, kohët e fundit është duke e diskutuar çështjen e të pasurit fëmijë.

ShowBiz

03/03/2015 12:00

Sipas një burimi, ajo ka pranuar se ka dëshirë të ketë fëmijë me të dashurin e saj Ricky Hill. Rita ka qëndruar me djalin shtatë vjeçar të njerës nga konkurentet në “The Voice”.

“Të gjithë ishim të habitur për mënyrën se si rrinte ajo me fëmijën dhe se sa e lumtur dukej”, tha një burim për gazetën “The Sun”, transmeton gazetaexpress

Gjithashtu, Rita këto ditë ka blerë një qen të vogël, të cilin po e trajton tamam si foshnjën e saj. lajmi.net