Rita Ora befasohet nga pritja e fansave në Kore të Jugut

Destinacioni i radhës i Rita Orës ka qenë Korea e Jugut.

ShowBiz

14/08/2019 16:51

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon turneun e saj nëpër vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të koncerteve “Phoenix”, ajo së fundi ishte në Kore të Jugut aty ku edhe u befasua nga pritje që iu bë nga fansat e saj.

Rita ka publikuar në InstaStory imazhe nga momenti kur bënë dorëzimin e pasaportës së saj në kufi.

Më pas, motra e saj hodhi në InstaStory disa imazhe ku shfaqet momentin kur është mirëpritur nga dhjetra fansa atje, të cilët e kanë befasuar Ritën./Lajmi.net/