Rita Ora bashkëpunon me Prince
Rita Ora ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me ikonën e pop muzikës, Prince, për albumin e saj të ri, i cili është në përfundim e sipër. “E kam takuar atë dhe ishte nder për mua të isha me të së bashku në të njëjtën studio”, ka thënë Rita, transmeton contactmusic.com. “Ne biseduam rreth disa…

ShowBiz
Rita Ora ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me ikonën e pop muzikës, Prince, për albumin e saj të ri, i cili është në përfundim e sipër.
“E kam takuar atë dhe ishte nder për mua të isha me të së bashku në të njëjtën studio”, ka thënë Rita, transmeton contactmusic.com.
“Ne biseduam rreth disa këngëve. Unë nuk mund të besoj se ai mund t’i luajë disa instrumente. E tëra që mund të them është se ne përfundimisht duhet ta bëjmë ndonjë këngë së bashku”, deklaroi ndër të tjera këngëtarja 23 vjeçare, e cila është në lidhje me DJ irlandez, Calvin Harris.