Rita Ora, ambasadorja jonë e denjë!

"Jam shqiptare! Jam shqiptare e Kosovës! Jam nga Shqiëria", këto janë përgjigjet në sëcilën intervistë kur ajo pyetet për origjinën e saj. Ndonëse e rritur në Londër, ajo flet me krenari për vendlindjen dhe prejardhjen e saj.  

ShowBiz

02/01/2015 00:40

Këngëtarja Rita Ora, e cila edhe gjatë vitit 2014 tregoi sukses në krijimtarin muzikore të saj, vërtetoi se është ambasadorja më e denjë e shqiptarëve… Por Rita, padyshim se është emër i dashur jo vetëm për shqiptarët.

Shumë këngë të saj hite, suksese të njëpasnjëshme, e pjesëmarrjen në reklama të kompanive prestigjioze, mbajnë emrin e vajzës e cila ishte vetëm një vjeçe kur iku nga vendlindja e saj Prishtina.

Por edhe pse e kaloi jetën larg vendlindjes së saj, ajo edhe gjatë vitit 2014 mbetet ambasadorja më e denjë e vendit tonë.

Secili eveniment, emision e koncert i saj, pas vetes mban “vulën” e popullit shqiptar, pasi që Rita në asnjë ngjarje të rëndësishme nuk harron të përmend vendlindjen e prejardhjen e saj.

Në mesin e shumë vendeve ku Rita përmendi Kosovën, vlen të përmendet pjesëmarrja e saj në një koncert në Rusi, ku ajo nuk hezitoi të tregojë se është shqiptare, nga Kosova.

Ndërkaq suksesi i padiskutueshëm që Rita arriti gjatë 2014-ës është edhe ftesa për të kënduar me rastin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, para presidentit amrikan Barack Obama, stafit të tij dhe të ftuarve special të asaj mbrëmje. /lajmi.net/