Rita në Paris për javën e modës

Është shpalosur koleksioni i markës me të njohur në botë Chanel nga Karl Lagerfeld, në javën e modës në Paris. Rita ishte aty.

ShowBiz

02/10/2013 12:56

Pjesë e koleksionit të Chanel në pasarelë ishin dy nga modelet me te njohura ,Cara Delevingne dhe Miranda Kerr, ku e zbukuruan edhe më shumë këtë koleksion me paraqitjen e tyre.

Si  mysafire e kësaj pasarele ishte edhe kosovarja Rita Ora me Poppy Delevingne, në mbështetje të shoqes së saj të ngushtë Cara Delevingne, ku  ishte e veshur me një fustan Chanel me disa pupla që e bënin të duket shumë bukur.

Prezentë ishin edhe shumë yje e ikona të modës, si Katy Perry, Vanessa Paradis, Kate Upton dhe si gjithmonë Anna Vintour.