Rita: ‘Kujt nuk i pëlqen Justin Bieber?’

Rita Ora është pyetur në një interivstë se a i pëlqen Justin Bieber, ja si është përgjigjur...

ShowBiz

14/08/2014 22:13

Rita Ora pranon se i pëlqen Justin Bieber në një intervistë të zhvilluar në Londër.

Përkundër fjalëve se ndarja me Calvin Harris është bërë pikërisht për shkak të përafrimit të tepërt të Ritës me Justin, ajo nuk ka nguruar të tregojë simpatinë që ka për këngëtarin.

E pyetur se a i pëlqen Bieber, ajo ka thënë: ‘Kujt nuk i pëlqen. Më pëlqen që ka evoluar, po rritet dhe po bën gjënë që e ka për zemër. Më pëlqen qëndrimi i tij dhe mënyra se si e mban veten.’

Këto fjalë të Ritës sigurisht do të nxisin shumë thashetheme megjithëse ajo ka pranuar vetëm simpatinë për kolegun e saj të cilin shumë vajza nëpër botë e duan gjithashtu.