Rita e lumtur me dashurinë

Rita Ora ndihet mjaft e lumtur. Këngëtarja kosovare, me famë botërore, thotë se me të dashurin e saj, DJ skocez, Calvin Harris, po ia kalon mjaft mirë. “Është perfekte. Raporti ynë funksionon si është më së miri. Jam mjaft e lumtur”, ka thënë 22 vjeçarja për tabloidin britanik The Sun. Çifti i ri takohet kur…

ShowBiz

08/11/2013 12:30

Rita Ora ndihet mjaft e lumtur. Këngëtarja kosovare, me famë botërore, thotë se me të dashurin e saj, DJ skocez, Calvin Harris, po ia kalon mjaft mirë.

“Është perfekte. Raporti ynë funksionon si është më së miri. Jam mjaft e lumtur”, ka thënë 22 vjeçarja për tabloidin britanik The Sun.

Çifti i ri takohet kur ka kohë, duke i pasur parasysh angazhimet që kanë, si Rita, ashtu edhe Harris. Këtë vit, këngëtarja kosovare i ka zbuluar dy ‘singla’, kurse Harris është njëri prej dhjetë DJ më të njohur.

“Duhet ta gjejmë kohën për njëri tjetrin, përkundër karrierës së ngjeshur. Ne mundohemi t’i përshtatemi njëri tjetrit, në mënyrë që lidhja jonë të funksionojë”, përfundoi këngëtarja Ora.