Risi në NBA

Sipas mediave amerikane, krerët e ligës më të fuqishme të basketbollit në botë, NBA, janë duke shqyrtuar mundësinë që nga edicioni i ri t’ua mundësojnë lojtarëve që në fanellat e tyre në vend të mbiemrit të mbajnë nofkat. Në rast të aprovimit të kësaj ideje, gjenerata aktuale do të ketë mundësi të bëjë atë që…

Sport

24/09/2013 20:00

Sipas mediave amerikane, krerët e ligës më të fuqishme të basketbollit në botë, NBA, janë duke shqyrtuar mundësinë që nga edicioni i ri t’ua mundësojnë lojtarëve që në fanellat e tyre në vend të mbiemrit të mbajnë nofkat.

Në rast të aprovimit të kësaj ideje, gjenerata aktuale do të ketë mundësi të bëjë atë që kishin bërë yjet e dikurshme si Magic Johnson dhe Dr. J.

Duke cituar burime brenda skuadrës kampione, Miami Heat, Bleacher Report dhe AP kanë raportuar se ky eksperiment do të përdoret së paku gjatë ndeshjes mes Miami Heat dhe Brooklyn Nets në edicionin e ri.

Në vend të mbiemrave si James, Wade, Piere ose Garnett, në fanellat e yjeve do të mund të shohim nofkat King James, D-Wade, Thee Truth ose KG. Ose ose, ndoshta edhe AK47, kur bëhet fjalë për Andriy Kirilenkon.