Rishfaqet Trajkoviq duke dhënë parashikime politike

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës pretendon se tani Hashim Thaçi, aktualisht Zv.Kryeministër, po mundohet të bëhet President, vetëm sa për t’i ikur ndjekjes nga ana e Gjykatës Speciale, transmeton lajmi.net

Lajme

03/02/2016 23:09

Rada Trajkoviq bëhet e gjallë. Pas një kohe të gjatë heshtjeje, ajo doli në mediet serbe me një parashikim.

Sipas politikanes nga Graçanica, Hashim Thaçi nuk mund të bëhet President pa përkrahjen e deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, nëse kjo ndodhë, atëherë dikush në linjën Beograd – Prishtinë do të ketë dobi.

Mjekja që provoi të bëhet edhe politikane, por në fund dështoi, tha për agjencinë e lajmeve B92 se Thaçi megjithatë e ka përkrahjen e SHBA’së.
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës pretendon se tani Hashim Thaçi, aktualisht Zv.Kryeministër, po mundohet të bëhet President, vetëm sa për t’i ikur ndjekjes nga ana e Gjykatës Speciale, transmeton lajmi.net
Duke e ndërlidhur këtë me udhëtimet e Thaçit në SHBA dhe Gjermani për të zbutur sipas saj raportet me shtetin gjerman pas rastit kur Policia e Kosovës pati arrestuar disa spiunë të BND-së, shërbimit sekret gjerman, Trajkoviq thotë se zgjedhja e Presidentit të Kosovës është njëri nga katër rreziqet që ekzistojnë në territorin Kosovës, transmeton lajmi.net
Duke folur për protestën e opozitës me 17 shkurt, Trajkoviq deklaroi se BE-ja nuk ka rol të fuqishëm e as ndikim te shqiptarët e Kosovës.
Sipas saj, askund nuk ka pasur më pak respekt ndaj Johannes Hahn sesa në Prishtinë pasi Trajkoviq beson se edhe opozita ishte e pranishme vetëm sa për sy e faqe dhe nënshkrimi MSA-së nuk ka kurrfarë rëndësie për kosovarët ngase ajo pretendon se Kosova ka marrë vendim se Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, të mos e pranojë.
Lidhur me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave serbe, Rada Trajkoviq vlerëson se “çdo gjë është përplot premtime e vepra nuk ka”./lajmi.net