Rishfaqet Miriam Cani, shtatzënë dhe e mrekullueshme (FOTO)

Miriam Canin ka kohë që nuk e kemi parë në skenë e as në fotografi.

ShowBiz

04/11/2015 14:23

Këngëtarja është shfaqur në një postim të saj në Instagram, ku shihet rrezatuese, por jo si zakonisht.

Miriam Cani është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë me Alban Skenderaj, me të cilin është edhe e fejuar, transmeton lajmi.net.

Ajo shkëlqen në foton ku shihet me flokë të kapur dhe pa grim, në një ambient me natyrë të bukur./Lajmi.net

https://instagram.com/p/9qRmW8EMYx/?taken-by=miriamcani