Riqui Puig sot prezantohet të LA Galaxy

Mesfushori Riqui Puig tashmë është bërë me skuadër të re. Lojtari ka arritur marrëveshje transferimi me LA Galaxy dhe sot do të bëhet prezantimi i tij. Të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle, sipas të cilave e gjithë kjo çështje konsiderohet tashmë e kryer, transmeton lajmi.net. Puig duket se ka vendosur të lëshojë rrugë në ndryshimin…

Sport

04/08/2022 18:48

Mesfushori Riqui Puig tashmë është bërë me skuadër të re.

Lojtari ka arritur marrëveshje transferimi me LA Galaxy dhe sot do të bëhet prezantimi i tij.

Të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle, sipas të cilave e gjithë kjo çështje konsiderohet tashmë e kryer, transmeton lajmi.net.

Puig duket se ka vendosur të lëshojë rrugë në ndryshimin e theksuar që po ndodh te Barcelona.

Spanjolli luan si mesfushor qendror dhe mesfushor ofanziv.

Vlera e tij në treg sillet diku rreth 7 milionë euro. /Lajmi.net/