Riquelme: Duhet të jemi falenderues që e kemi Messin

Juan Roman Riquelme e ka mbështetur publikisht Lionel Messin, lidhur me kritikat që zakonisht i merr kur luan me Kombëtaren.

Sport

26/10/2015 23:02

Riquelme ka thënë se argjentinasit duhet të jenë falënderues që e kanë në radhët e tyre një futbollist siç është Lionel Messi.

“Në argjentinasit duhet të jemi falenderues çdo ditë që e kemi pasur Maradonan dhe Messin”, tha ai.

Messi nuk do të luajë në ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Barazilit dhe Kolumbisë, për shkak të lëndimit.