Ripërtërihen negociatat për Qipron

Negociatat për zgjidhjen e çështjes qipriote ripërtërihen sot, ndërsa qëllimi është që të arrihet përparim për të gjitha çështjet e hapura para konferencës ndërkombëtare për Qipron, të caktuar për 12 janar, lajmërojnë mediat qipriote-greke.

Bota

05/12/2016 13:16

Vijojnë 36 ditë të negociatave të përshpejtuara me qëllim që më 9 janar çështja qipriote të hyjë në fazë përfundimtare, shkruan gazeta greke-qipriote “Politis”.

Konferenca ndërkombëtare për çështje qipriote pritet të mbahet më 12 janar në Gjenevë. gazeta thekson se para asaj jave pritet takim midis liderëve të grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, Nikos Anastasiadis dhe Mustafa Akënxhë.

Dy negociuesit Andreas Mavrojanis dhe Jozdill Nami do të kapet për punë”, shkruan gazeta “Alitija”.

Grekët qipriotë përgatisin një formulë për kthimin e qytetit Morfu në tentim që të përgjigjet në kërkesën e turqve qiprotë, shkruan gazeta “Filelefteros”. Qyteti Morfu gjendet në Qipron Veriore, por para ndarjes ishte i banuar me grekë qipriotë.

Çështja për kthimin e tij është midis temave, të cilat krijojnë tensione më të mëdha midis dy komuniteteve dhe ishte një prej arsyeve që të ndërpriten negociatat midis dy liderëve, të cilët u takuan në Zvicër gjatë muajit të kaluar.