Rinumërohen mbi 900 vendvotime, mbesin edhe 500 të tjera

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve të cilat kanë hyrë në këtë proces me vendimin e PZAP-së.

Lajme

20/11/2019 17:11

Kur janë bërë më shumë se një javë, në QNR janë numëruar 903 vendvotime, ndërsa kanë mbetur edhe 504 sosh, apo 35.82 për qind e vendvotimeve, shkruan lajmi.net.

Këtë për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Më tutje, vlen të theksohet se rinumërimi i këtyre vendvotimeve ka bërë që të shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare dhe të bëhet certifikmi i tyre. /Lajmi.net/