Rinumërohen mbi 66 për qind të vendvotimeve

​Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve prej 530 vendvotimeve që KQZ vendosi për rinumërim.

Lajme

21/10/2019 16:00

Deri në orën 16:00 janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54% nga 530 sa janë planifikuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se pas rinumërimit do të fillojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Kujtojmë që me rekomandim të Qendrës për Numërim dhe Rezultate janë rinumëruar më herët edhe 314 vendvotime. /Lajmi.net/