Rinoceronti i fundit në botë mbrohet çdo ditë nga roje të armatosura

Në Sudan ka mbetur rinoceronti i fundit në botë i llojit të tij i cili është duke u mbrojtur 24 orë për çdo ditë nga roje të armatosura.

Bota

16/04/2015 17:06

Me vdekjen e tij shuhet edhe raca e rinocerontëve të bardhë. Për këtë arsye ai është vendosur nën mbrojtjen e rojeve të armatosura, që kujdesen për të 24 orë çdo ditë.

Rinoceronti nuk e ka bririn e tij, por megjithatë rojet thonë se ai vazhdon të jetë i kërcënuar nga gjuetarët e paligjshëm, transmeton Lajmi.net.

s2 s3 (1)s4

Rinoceronti u zhvendos në vitin 2009 në një kopësht zoologjik në Republikën Çeke, për shkak se aty kishte një program mbarështimi të specializuar, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Tashmë ai është kthyer në natyrën e Kenias, me shpresën se do të nxitet për tu çiftëzuar dhe për të shpëtuar në këtë mënyrë llojin e tij, ku edhe ruhet 24 orë nga roje të armatosura.