Rinisin fluturimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës sot nuk ka realizuar asnjë nga fluturimet e parapara. Meteorologët parashikojnë që deri në orën 11:00 mjegulla të largohet dhe të rritet dukshmëria për fillimin e fluturimeve.

Lajme

20/12/2013 09:32

(E plotësuar 14:28)

Rinisin fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës. Zëdhënsja e Aeroportit, Valentina Gara, konfirmoi për lajmi.net nisjen e fluturimeve nga Sllatina.

“Në të vërtetë fluturimet kanë filluar para orës 11 :00. Deri më tani kemi pasur të realizuara 5 fluturime në ardhje dhe 4 fluturime në nisje”.

“Fluturimet që kanë qenë të parapara në mëngjes janë realizuar më vonë në Aeroportin e Prishtinës. Pra, vetëm kemi pasur ndryshim të kohës së fluturimeve”.

“Shpresojmë që ne të mos kemi probleme me fluturimet të cilat janë paraparë sot, gjatë orëve të ditës. Ndërkaq, gjatë orëve të mbrëmjes pritet të ketë sërish mjegull, kështu që le të presim dhe le të shohim”.

_______

Për shkak të mjegullës së dendur, sot nuk është realizuar asnjë nga fluturimet e parapara në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Garra, tha për lajmi.net  se deri në orën 11:00 pritet që mjegulla të largohet dhe të ketë dukshmëri më të madhe, aq sa kërkohet për të rifilluar fluturimet.

“Deri më tani nuk janë realizuar asnjë nga fluturimet e parapara për ditën e sotme, për shkak të kushteve meteorologjike, për shkak të mjegullës”.

“Nuk kemi ndonjë anulim të konfirmuar që do të thotë se sipas parashikimeve të meteorologëve tanë rreth orës 11:00 do të ketë mundësi  që të kemi dukshmëri në nivelin e duhur”.

“Deri më tani nuk janë realizuar 3 fluturime të parapara”.