Rinis ndeshja Danimarkë – Finlandë

Ka rinisur ndeshja mes Kombëtares së Danimarkës dhe Kombëtares së Finlandës.

Sport

12/06/2021 20:31

Dy Kombëtaret janë duke u përballur në kuadër të xhiros së parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Por, ndeshja u ndërpre shkaku që mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen për disa minuta luftojë me jetën, ngase ra në tokë pa ndjenja, por falë punës së mrekullueshme të stafit mjekësorë dhe kapitenit Simon Kjaer, ai shpëtoi dhe tani është në gjendje stabile.

UEFA u takua pastaj me dy Kombëtaret, që pranuan që ndeshja të vazhdojë me fillim nga ora 20:30.

Tani, ndeshja ka nisur, derisa lajmi.net, do t’iu mbajë të informuar për gjithçka në kohë reale.

Vlen të theksohet, se pas rikthimit të lojtarëve të Danimarkës në fushë, skuadra e Finlandës i mirëpriti me duartrokitje të shumta./Lajmi.net/