“Ringjallet” Piramida e Tiranës (Foto)
Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të nis punimet provizore për riparimin e Piramidës.

Lajme
Ndërtesa simbol e Tiranës ka qenë në qendër të debatit vitet e fundit në lidhje me fatin e saj.
Demokratët në pushtet tentuan disa herë që ta bëjnë aty Kuvendin, por disa konkurse vetëm dështuan dhe vetëm sa “hoqën” ca para nga buxheti i shtetit.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njofton nisjen e punimeve në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur.
“Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin, raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.