Rina shijon pushimet në Turqi: Jeta është e shkurtër për lot

Destinacioni i radhës për Rinën është Turqia.

ShowBiz

22/01/2021 20:31

Rina Balaj së fundi ka udhëtuar bashkë me partnerin e saj, Sin Boy, drejt Turqisë, shkruan lajmi.net.

Nga atje, rep-artistja ka postuar fotografitë e videot e para, me të cilat tregon se po e shijon në maksimum qëndrimin në atë vend.

Në fotografitë e fundit, Rina kapi pamjen më të bukur të atij vendi, teksa pozoi para aparatit.

“Jeta e shkurt o’ per lot”, shkruan reperja sipër atyre imazheve.

Rina kishte veshur një xhaketë me ngjyrë neoni dhe pantallona rozë, të kombinuara me një palë çizme e syze.

Projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj titullohet “Zjarr”, ndërsa po punon për të finalizuar një tjetër këngë të re. /Lajmi.net/