Rina duket joshëse në paraqitjen e fundit, dekolteja e hapur i zbulon shumë
Rina duket tërheqëse në foton që e ndau me ndjekësit.

ShowBiz
Rina Balaj është emër shumë i dashur për publikun, e cila njihet për paraqitjet atraktive, shkruan lajmi.net.
Së fundi, rep-artistja ka ndarë me ndjekësit një imazh në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e veshur me të bardha.
Ajo mori vëmendje me dekolte të hapur, teksa i kishte lidhur flokët lart dhe vuri në pah ndryshimin në stil të flokëve.
Rina kujdeset shumë edhe për formësimin e linjave trupore në palestër, kurse rezultatet i tregon në fotografi.
Ajo kohën e fundit ka sjellë vazhdimisht këngë në bashkëpunim me të dashurin, Rin Boy. /Lajmi.net/