Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale

Këngëtarja fotografinë e ka publikuar në storien në Instagram.

ShowBiz

14/04/2021 16:36

Rina njihet për paraqitjet e saj për të cilat komentohet në media rozë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ka postuar një fotografi pa makijazh e cila duket më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim e rregulluar me grim.

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur./Lajmi.net/