Rina Balaj i gëzohet lajmit që “Apple Maps” i ktheu emrat e qyteteve të Kosovës në shqip

Rina shprehet e lumtur pas lajmit të fundit lidhur me Apple.

ShowBiz

06/05/2021 17:01

“Apple Maps” së fundi rregulloi lokacionin e territorit të Kosovës, duke shënuar qytetet në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

Ky ndryshim erdhi pas presionit që ishte bërë në këtë aplikacion, për të mos figuruar më qytetet dhe fshatrat në gjuhën serbe.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe rep-artistja Rina Balaj, e cila u shpreh e lumtur pasi mori këtë lajm lidhur me “Apple Maps”.

“Kjo më bëri të qaj, lot gëzimi”, ka shkruar artisjta në një postim së fundi.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj titullohet “Bad Rosita”, e cila trajton një temë më ndryshe nga projektet paraprake të saj. /Lajmi.net/

YouTube player