Rilindja e Gjakovës
Behgjet Pacolli u tha sot gjakovarëve se Mimoza Kusari-Lila do t’ia kthejë identitetin qytetit të Gjakovës, ndërkaq Kusari-Lila tha se qeverisja aktuale në Gjakovë duhet të shkojë në shtëpi.
Lajme
Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli doli sot në fushatë së bashku me kandidaten e partisë së tij për qytetin e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Ai u tha sot qytetarëve të Gjakovës se Mimoza Kusari-Lila do t’ia kthejë identitetin këtij qyteti, dhe do ta bëjë një komunë që “do ia kenë të gjithë lakmi”.
Pacolli tha se pas programit të Mimoza Kusari-Lilës qëndron jo vetëm ai, por ky program “ka mbështetje shumë të madhe edhe të miqve të tij ndërkombëtarë”.
“Të gjithë miqtë e mi qofshin vendorë apo ndërkombëtarë rrinë pas programit të Mimozës dhe më përkrahjen e tyre Gjakovës do ja ketë lakmi çdo komunë tjetër”.
“Forcat e ndryshme po tentojnë ta pengojnë punën e sinqertë duke u munduar të spekulojnë në adresë të zonjës Kusari Lila. Ne jemi këtu për t’u siguruar se Gjakovës i nevojitet ndryshim dhe se ai ndryshim po vjen”.
“Ne së bashku do të bëjmë një qeverisje dinjitoze, do të jemi në shërbim të qytetarit, e jo qytetari në shërbim tonin”.
“Jam i bindur se Gjakovës do të ja kenë lakmi çdo komunë tjetër jo vetëm në Kosovë po edhe në rajon”, deklaroi Behgjet Pacolli.
Ndërkaq, Mimoza Kusari-Lila u tha qytetarëve të Gjakovës se qeverisja aktuale nuk ka bërë asgjë për qytetarët andaj Pal Lekaj, sipas saj, duhet të shkojë në shtëpi.
“Ne do të punojmë së bashku që ta zhvillojmë Gjakovën, ashtu siç presin të gjithë qytetarët e saj. Ata të cilët qeverisën qe 7 vite nuk punuan asgjë për Gjakovën, dhe tani ka ardhur koha që ata të shkojnë në shtëpi dhe Gjakovën ta lënë në duar të qytetarëve të saj”.
“Mimoza ju ka kthyer Gjakovës, se Gjakova e meriton dhe e shikova që edhe si ministre nuk arrita t’i ndihmoja vendit tim sepse nuk më ndihmuan udhëheqësit aktualë se përveç që nuk më ndihmuan ata edhe më bllokuan që ta zhvillojë vendin tim”.
“Shumë të rinj e lëshojnë Gjakovën pasi që këtu nuk ka të ardhme, dhe këtë e ka bërë kryetari aktual pasi që ai ju ka mbyllur dyert të rinjve që të punësohen. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Do të këtë zonë të lirë ekonomike dhe do të këtë plan për pensionistet, gjithashtu bursa jo vetëm një herë në katër vite po bursa të mirëfillta për të gjithë”, ka thënë Kusari-Lila.