Rikuperohet Diaz, i gatshëm ndaj Man City

Mesfushori i Liverpool, Luis Diaz është rikuperuar nga dëmtimi. ‘Reds’ kanë marrë një lajm të mirë në prag të derbit ndaj Manchester Cityt. Sipas raportimit të ‘Goal’, Diaz, i cili ka mbetur jashtë fushës që kur pësoi një lëndim në gju në humbjen ndaj Arsenalit në tetor, është rikthyer në stërvitje të plotë me klubin,…

Sport

30/03/2023 14:47

Mesfushori i Liverpool, Luis Diaz është rikuperuar nga dëmtimi.

‘Reds’ kanë marrë një lajm të mirë në prag të derbit ndaj Manchester Cityt.

Sipas raportimit të ‘Goal’, Diaz, i cili ka mbetur jashtë fushës që kur pësoi një lëndim në gju në humbjen ndaj Arsenalit në tetor, është rikthyer në stërvitje të plotë me klubin, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka gjasa që të futet në fushë në ndeshjen e javë së 29 të Premier Ligë kundër kampionit në fuqi, që do të zhvillohet më 1 prill.

Mbetet të shihet nëse Jurgen Klopp do zgjedhë të luajë me të, apo jo.

Kujtojmë që Man City – Liverpool zhvillohet të shtunën, nga ora 13:30./Lajmi.net/