Rikthimi në normalitet sjell dhjetëra aksidente në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku.

Lajme

02/06/2020 10:17

Për shkak të lehtësimit të masave dhe kthimit në normalitet nga pandemia COVID-19, gjatë së hënës është vërejtur numër i madh i automjeteve në trafik.

Kjo ka bërë që të ndodhin aksidente, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente, ku 8 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 24 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë së hënës Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 100 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/