Rikthimi i ‘Kanibalit’

Brendan Rodgers ka thënë se Luis Suarez mezi pret rikthimin në fushë për Liverpoolin pas pesë muajve të suspendimit për kafshimin ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic. Ylli uruguaian pritet të luajë përkrah partnerit në formë, Daniel Sturridge në duelin e Capital One Cup kundër Manchester United në Old Trafford të mërkurën, pasi nuk luajti…

Sport

24/09/2013 09:00

Brendan Rodgers ka thënë se Luis Suarez mezi pret rikthimin në fushë për Liverpoolin pas pesë muajve të suspendimit për kafshimin ndaj mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic.

Ylli uruguaian pritet të luajë përkrah partnerit në formë, Daniel Sturridge në duelin e Capital One Cup kundër Manchester United në Old Trafford të mërkurën, pasi nuk luajti për skuadrën nga Anfield Road prej kur u suspendua për dhjetë ndeshje në prill.

Suarez stërviti në Melëood të hënën derisa Liverpool synon të rikthehet pas humbjes së befasishme nga Southampton të shtunën.

“Vërteta ka qenë një periudhë e vështirë për të që nuk luajti në gjithë ato ndeshje. Mënyra si është përgatitur në javët e fundit ka qenë fantastike. Ai vërtetë mezi priste rikthimin për t’i ndihmuar ekipit. Pasi të del sërish në fushë ai do të tregoj atë që ka treguar nga dita e parë kur erdhi në klub”, deklaroi Rodgers.

I pyetur nëse Suarez ka marrë mësim, Rodgers shtoi: “Do të shohim, do të shohim”.