Rikthimi i Adrianos

Ish sulmuesi i Brazilit, Adriano bëri paraqitjen e tij të parë pas dy vjetësh, duke u inkuadruar në fitoren e Atletico Paranaensen ndaj The Strongest me rezultat 1:0 në Libertadores Cup. Adriano pothuajse nuk pati kohë as të bënte ndonjë kontakt me topin pasi u aktivizua në minutën e 85’të, por prapë ndjeu emocione në…

Sport

14/02/2014 09:47

Ish sulmuesi i Brazilit, Adriano bëri paraqitjen e tij të parë pas dy vjetësh, duke u inkuadruar në fitoren e Atletico Paranaensen ndaj The Strongest me rezultat 1:0 në Libertadores Cup.

Adriano pothuajse nuk pati kohë as të bënte ndonjë kontakt me topin pasi u aktivizua në minutën e 85’të, por prapë ndjeu emocione në rikthimin e tij në fushë, në moshën 31-vjeç.

“Kam luftuar çdo ditë që t’ia arrij qëllimit”, deklaroi ai pas ndeshjes kundër skuadrës nga Bolivia.

“Kam kaluar shumë gjëra në jetë, dhe të marr pjesë në gara të rëndësishme si Libertadores më bën të lumtur dhe më emocionon shumë”, u shpreh ai.

I njohur dikur me nofkën Imperatori, karriera e Adrianos arriti kulmin kur ai u shpall golashënuesi më i mirë i Brazilit në Kupën e Amerikës 2004 në Peru dhe Kupën e Konfederatave në Gjermani më 2005.

Por, i pasionuar pas jetës së natës dhe alkoolit, karriera e tij u zbeh dhe ai nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje prej largimit nga Corinthians në mars 2012.

Ai iu bashkua Flamendos më vonë gjatë atij viti, por nuk bëri asnjë paraqitje. Goli në pjesën e parë nga Paulinho Dias i dhuroi Paranaenses fitoren në ndeshjen e parë të Grupit të parë.