Rikthimi i çuditshëm i këngëtarit në Instagram

Pas një pauze shumë shumë të gjatë, Justin Bieber është kthyer sërish në Instagram! Këngëtari 22 vjeçari është përsëri i zënë duke postuar momente nga jeta e tij, por tashmë ka një kleçkë të madh.

ShowBiz

04/01/2017 20:07

Justin ka arritur 70.2 k ndjekës në vetëm një ditë, por fansave iu është thyer zemra kur morën vesh se ai nuk është i vetmi që menaxhon faqen.

Kjo fatkeqësisht do të thotë se ne nuk do të ndjekim Justin-in “E vërtetë”, atë që postonte foto romantike me Sofia Richie, dhe që debatonte me Selena Gomez.

Ky profil nën emrin “Therealjustinbiebermusic” do të menaxhohet gjithashtu edhe nga menaxheri i tij Sccoter Braun.

Fotot e Bieber me shumë mundësi do të jenë të bazuara te  industria e muzikës, më shumë sesa kujtime personale, nga udhëtimet dhe arratisjet romantike.

theraljustin