Rikthim fantastik nga Man City

Manchester City realizoi një rikthim sensacional duke mposhtur Watfordin me rezultat 4:2 dhe siguroi kualifikimin për në rrethin e pestë në FA Cup. Gjiganti nga Etihad ishte në disavantazh prej dy golash pas pjesës së parë, pas shënimeve nga Fernando Martin Forestieri dhe Troy Deeney. Mirëpo, të inspiruar nga sulmuesi Sergio Aguero, Manchester City e…

Sport

25/01/2014 17:01

Manchester City realizoi një rikthim sensacional duke mposhtur Watfordin me rezultat 4:2 dhe siguroi kualifikimin për në rrethin e pestë në FA Cup.

Gjiganti nga Etihad ishte në disavantazh prej dy golash pas pjesës së parë, pas shënimeve nga Fernando Martin Forestieri dhe Troy Deeney.

Mirëpo, të inspiruar nga sulmuesi Sergio Aguero, Manchester City e përmbysi rezultatin dhe vazhdoi garën. Aguero e ngushtoi disavantazhin pas një ore lojë kurse në minutën e 79’të e barazoi rezultatin duke kthyer në lojë Cityn.

Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, mbrojtësi Aleksandar Kolarov e kaloi Cityn në epërsi, kurse krejt në fund Aguero e kompletoi het-trikun e tij dhe kualifikimin e Cityt për në rrethin e pestë.