Rikthehet Superliga e Kosovës, për sezonin që pritet të jetë i paparashikueshëm

Elita e futbollit kosovar sot rikthehet për të nisur sezonin e ri.

Sport

17/08/2019 08:17

Superliga e Kosovës sot starton sezonin 2019/2020, i cili pritet të jetë interesant shkaku i ndryshimeve të mëdha që do të pasojnë.

Për herë të fundit në Superligën e Kosovës, do të garojnë 12 skuadra, dhe në fund të sezonit, në një rang më të ulët do të bien plot katër skuadër, duke larguar sistemin e ‘play offit’.

Niveli më i lartë i garave në sezonin e ardhshëm do të ketë vetëm 10 ekipe.

Ky sezon i ri që po hapet sot, në orar ka tri ndeshje.

Në ndeshjet e ditës së shtunë, spikasin derbit  KF Flamurtarit – FC Prishtina dhe Feronikeli – Drencia.

Ndeshja tjetër në orar, është ajo mes Llapit dhe Vushtrrisë.

Të gjitha këto fillojnë nga ora 17:00.

Në ditën e diel zhvillohen tri ndeshjet tjera, dhe ato janë:

Drita-Ferizaj

Trepça’89-Gjilani

Dukagjini-Ballkani

/Lajmi.net/