Rikthehet retorika nacionaliste në Serbi, kërcënohet ekzistenca e Bosnjës

Retorika nacionaliste sërish ka filluar të kthehet në Serbi. Sot presidenti serb Tomisllav Nikoliq, drejtëpërdrejtë kërcënoi ekzistencën e Bosnjë e Hecergovinës, ndërsa për Kosovën tha se pavarësisht bisedimeve, problemet nuk po marrin fund. 

Lajme

09/05/2014 23:33

“Me Prishtinën po bisedojmë, po bëjmë çdo gjë që situata të normalizohet, por pastaj paraqiten probleme të reja” ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se “është bërë precedenti ndërkombëtar në Kosovë”, njofton FoNet. 

Ai këto komente i ka bërë pas takimit që ka pasur me shefin e diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak. 

Duke folur për Bosnjë e Hercegovinën Nikoliq tha se është gjithnjë e më e qartë se ajo nuk mund të ekzistojë.