Rikthehet Rashica, në bankë rezervë ndaj Leipzig

Pas disa javëve mungesë, është rikthyer në skuadër ylli i Werder Bremen, Milot Rashica.

Sport

21/09/2019 17:33

Rashica pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Dusseldorf dhe që nga ajo kohë mungoi edhe në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, që i zhvilloi këtë muaj.

Futbollisti nga Vushtrria e nis ndeshjen e sotme nga stoli, derisa pritet inkuadrimi i tij gjatë pjesës së dytë, shkruan lajmi.net.

Rashica e nisi mirë sezonin me Werder, pasi dha një asist ndaj Dusseldorf por lëndimi i tij ishte goditje e madhe për ekipin e tij, pasi në ndeshjet e para kanë marrë rezultate jo fortë të mira.

Formacioni zyrtar i Werder mund ta shihet më poshtë, ndërsa takimi fillon në orën 18:30. /Lajmi.net/

Rezervistët: Kapino – Rashica, Pizarro, Ihorst, Straudi, Gruev dhe Bargfrede