Rikthehet në funksion sistemi kufitar i Maqedonisë së Veriut, qarkullimi në kufirin me Kosovën kthehet në normalitet

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës ka njoftuar se tashmë sistemi i palës maqedonase ka rifilluar funksionimin, dhe gjendja në pikat kufitare është kthyer në normalitet. Më herët gjatë ditës ishte raportuar për një rënie të sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, çka kishte shkaktuar ndërprerje teknike…

Lajme

12/07/2025 18:58

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Kosovës ka njoftuar se tashmë sistemi i palës maqedonase ka rifilluar funksionimin, dhe gjendja në pikat kufitare është kthyer në normalitet.

Më herët gjatë ditës ishte raportuar për një rënie të sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, çka kishte shkaktuar ndërprerje teknike dhe pezullim të përkohshëm të hyrjes së automjeteve në territorin e RMV-së.

Autoritetet maqedonase kishin kaluar në regjistrim manual dhe rikthyer kontrollin e dyfishtë, gjë që kishte krijuar kolona të gjata në disa pika kufitare.

Pas riparimit të sistemit, të gjitha procedurat kufitare po zhvillohen tashmë normalisht./lajmi.net/