Rikthehet Manuel Pellegrini, merr drejtimin e skuadrës spanjolle

Manuel Pellegrinin me gjasa të mëdha do ta shohim në bankinë në sezonin e ri.

Sport

04/07/2020 10:27

Është skuadra e Real Betis, që po interesohet për shërbimet e trajnerit të njohur kilian.

Estadiu Deportivo raporton se ish trajneri i Manchester Cityt mund të marrë drejtimin e Real Betis nga sezoni i ri, përcjell lajmi.net.

Rënia nga liga nuk është një çështje për Betis, dhe Alexis Trujillo do të mbetet deri në fund të sezonit.

Real Betis pas 33 xhirove në La Liga, renditet në vendin e 13 me 37 pikë./Lajmi.net/