Rikthehet Lopetegui, befason me skuadrën e re

Pas një përvoje aspak të mirë në ekipin kombëtar spanjoll dhe të Real Madrid, Julen Lopetegui po bëhet gati për një aventurë të re.

Sport

24/05/2019 10:21

Julen Lopetegui shumë shpejtë do të rikthehet në bankinë.

Ish trajneri i Real Madridit, është i gatshëm t’i rikthehet punës për një eksperiencë të re te Sevilla.

‘Marca’ raporton se është drejtori Monchi që po kërkon Lopeteguein në stolin e Sevillas, përcjell ‘lajmi.net’.

Lopetegui gjatë karrierës së tij si trajner, ka drejtuar edhe Rayo Vallecanon, grupmoshat e reja të Spanjës dhe Porton./Lajmi.net/