Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy super ndeshjet që zhvillohen sonte

8:32 | 18 Shkurt 2020

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sërish në ekranet tona, tani në një fazë edhe më interesante.

Duke nisur nga sot e deri në fund të muajit maj, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube do të na shoqërojë pothuajse çdo mesjavë, shkruan lajmi.net.

Raundi i 16 më të mirave nis sonte me dy ndeshje spektakolare.

Atletico pret Liverpoolin në ‘Wanda Metropolitano’ në ndeshjen e parë, teksa Paris Saint-Germain udhëton te Borussia Dortmund.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Lajmi.net/