Rikthehet Liga e Evropës, vëmendja në ndeshjen Inter – Getafe

Pas pesë muajve pa dy garat prestigjioze të Evropës për klube – Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve – sonte do të zhvillohet katër ndeshjet e para evropiane që nga rinisja e sezonit.

Sport

05/08/2020 09:25

Garat evropiane hapen sonte dy ndeshje në orën 18:55 dhe dy të tjera në orën 21:00 – takime kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Evropës.

Dy ndeshjet e para që e rinisin sezonin në Ligën e Evropës janë përballja mes Kobenhavn dhe Basaksehir, e më vonë ajo mes Shakhtar Donetskut dhe Wolfsburgut.

Në orën 21:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera, ajo mes Interit dhe Getafes dhe tjera mes Manchester Unitedit dhe LASK.

Interi dhe Getafe takohen të mërkurën në Gjermani për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Kjo është ndeshja e parë dhe e vetme që dy klubet do ta zhvillojnë në kuadër të fazës së 1/8 të finales, pasi ndeshja ishte shtyrë shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Shumica e përballjeve të tjera veçse e patën zhvilluar ndeshjen e parë para ndërprerjes së sezonit, mirëpo Interi dhe Getafe do ta zbulojnë fituesin me këtë përballje të vetme e cila do të zhvillohet në Gjermani, ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e fazave të mëtutjeshme të Ligës së Evropës.

Manchester Unitedi veçse është me një këmbë në çerekfinale, pasi që ndeshjen e parë kundër LASKut e fitoi me rezultat 5:0 në Austri. /Lajmi.net/