Rikthehet Leonora Poloska, publikon këngën e re “S’ishte fat”

Leonora Poloska e ka publikuar baladën e saj më të re.

ShowBiz

23/10/2019 21:03

Pas një pauze të gjatë është rikthyer këngëtarja Leonora Poloska, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka lansuar në Youtube baladën më të re me titull “S’ishte fat”, e cila vjen e realizuar edhe me video.

Ky projekt muzikor është tipik i stilit të Leonorës dhe i dedikohet dashurisë së humbur.

Muzika është punuar nga bashkëshorti i saj, kompozitori i njohur Andin Randrobrava, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Arsim Bunjaku./Lajmi.net/

YouTube player